Mungesa e hekurit nuk është e rrallë; globalisht, deri në nëntë përqind të popullsisë së botës përballen me këtë problem në formën e anemisë (hemoglobinës joadekuate në gjak). Prej tyre, shumica janë fëmijë dhe gra.
Në fakt, një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit përcaktoi se mungesa e hekurit është çështje shëndetësore në shkallë të ndryshme për të gjitha gati dyqind vendet e përfshira në studim tregon dailyhealthpost, transmeton GazetaShneta.
Për shumicën e vendeve, ekziston të paktën një shqetësim i moderuar për popullatën e përgjithshme. Shkalla e anemisë në Amerikë është më pak se në pjesët e tjera të botës, megjithatë, rreth shtatëmbëdhjetë milion njerëz vlerësohen seriozisht të privuar nga hekuri.
Në shkallë globale, mungesa e hekurit përbën pesëdhjetë përqind të të gjithë anemisë. Kjo kontribuon në vdekshmërinë e parakohshme të fëmijëve dhe grave, përveç dëmtimit konjitiv, uljes së produktivitetit të punës dhe vdekjes nga anemia e rëndë.
Gratë kanë shumë më shumë gjasa sesa burrat të kenë mungesë hekuri për shkak të menstruacioneve të rregullta mujore dhe rrjedhimisht humbjes së gjakut.
Simptoma më e zakonshme dhe e dukshme e mungesës së hekurit është lodhja. Kjo për shkak se hekuri është një përbërës mineral i hemoglobinës, pjesa e rruazave të kuqe të gjakut që është përgjegjëse për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është e zakonshme në kombinim me mosfunksionimin e tiroides, por ato jo gjithmonë shkojnë krah për krah; ju mund të përjetoni një pa tjetrin./GazetaShneta/