Çifti i njohur, Tuna dhe Patris Berisha janë mjaft të përfolur në mediat rozë saqë për çdo postim që bëjnë ata arrijnë të marrin vëmendjen e mediave.
E kështu ka ngjarë edhe këtë herë, ku Patrisi përmes një fotografie të postuar në Instagram ka lënë të kuptohet shumë.
Se ai e do djalin e tij shumë vërehet, por Berisha po përkujdeset edhe për të. Kjo vërehet edhe nga postimet që i bon ai karshi vogëlushit.
Sot Berisha ka postuar në foto në Instastory, me të cilën padyshim që ka gëzuar bashkëshorten e tij, Tunën. Në fotografi duket i biri i tyre mjaft këndshëm, por në gjoks të tij ka një mesazh tejet të bukur për nënën e tij-Tunën. ”I love mum”, shkruhet në bluzën e vogëlushit.
Ndryshe, Tuna dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha ka pak kohë që janë bërë prindër për herë të parë, ku nuk po kursejnë që dashurinë e tyre ndaj të birit ta shfaqin edhe në rrjete sociale./21Media