Vizioni i një fëmije përmisohet në mënyrë graduale gjatë vitit të parë pasi të lind, foshnja gjatë lindjes mund të shoh dritë dhe lëvizje.
Pastaj mund t’i paraqiten fytyra dhe forma të objekteve të mëdha. Deri në fund të muajit të parë, një fëmijë mund të ketë kontakt me sy dhe të përqendrohet në objekte deri në 30 cm.
Ndërsa mosha kur fëmija juaj shikon qartë është kur i bënë 12 muaj, por shikimi më i pastër do të jetë në moshën 3 ose 5 vjeç, transmeton Gazeta Shneta.
Kur foshnja është 3 ose 4 muajshe mund të dallojë ngjyrat dhe të shikojë objektet që janë më të vogëla.
Po ashtu, ai do të ndjekë lëvizjen tuaj nëse ju lëvizni sa në një anë apo anën tjetër me anë të syrit.
Por nëse shihni se fëmija juaj nuk i sheh sendet që po lëvizin, apo ka vështirësi për të lëvizur të dy sytë në ndonjë drejtim derisa është 4 muajsh, atëherë konsultohuni me pediatrin./Gazeta Shneta/