Ja cilat bebe qajnë më së shumti në botë

2017-04-03 në ora 09:58

Foshnjat e Britanisë, qajnë më shumë se pothuajse foshnjat e gjithë botës.

Kështu thuhet në sondazhin e fundit të publikuar në Metro, ku në hulumtim ishin të përfshira foshnjat e Britanisë së Madhe, Kanadaja, Italia dhe Holanda, njofton Klan Kosova.

Hulumtuesit analizuan të dhënat e afër 9,000 foshnjave si pjesë e studimeve të mëparshme, dhe rezultuan se si foshnjat mërziten në vende të ndryshme të botës.

Foshnjat me të qarat më të mëdha janë në Britaninë e Madhe duke pasuar Italia, Kanadaja dhe Holanda.

Ndërkaq foshnjat me nivelin më të ulët të brohoritjes janë parë ato të Danimarkës, Gjermanisë dhe Japonisë.

Në këtë hulumtim nuk është parë të jenë përfshirë foshnjet nga Kosova, njofton Klan Kosova.