Ja cilat ushqime nuk duhet t’ja jepni foshnjës suaj para kësaj moshe

2018-02-03 në ora 14:38

Ushqimet e shëndetshme janë një ndër faktorët kryesorë në zhvillimin e foshnjës suaj, por janë disa ushqime që asnjëherë foshnja juaj nuk duhet t’i provojë.

Kjo për shkak se mund të shkaktoj probleme në sistemin e tretjes tek bebja.

Por, kjo nuk do të thotë se të gjitha këto ushqime do t’i bëjnë keq bebit tuaj. Vetëm nëse bebi juaj është i ndjeshëm, atëherë duhet të shmangni konsumimin e atij lloj produkti të paktën derisa bebi juaj të mbushë 1 vjeç.

Nëse keni filluar t’i jepni ushqime të ngurta, mbajeni afër këtë listë.

Veza, sidomos e bardha e saj mund të shkaktojë alergji, e cila shoqërohet me daljen e disa puçrrave të vogla në të gjithë trupin.Qumështi i lopës.

Kikirikë dhe gjalpi i kikirikut.

Prodhimet e detit, peshk, karkaleca, salmon etj.

Grurë, pasi ka përmbajtje të lartë të glutenit, proteinë që mund të sjellë inflamacionin e zorrëve.

Çokollatë.

Sojë.

Mjaltë, pasi mund të shkaktojë botulizmin një sëmundje e shkaktuar nga bakteri Clostridium botulinumqë gjindet në pluhur dhe mund të kalojë edhe në mjaltin e bletëve. Ky bakter rrezikon më shumë bebet mes 3 javë dhe 6 muajsh, pasi zorrët e tyre nuk janë të afta për ta nxjerrë jashtë bakterin. Infektimi me të rrezikon paralizën e fëmijëve./Kidstime.al/