Andrew dhe Lacey Jackson u shokuan sapo panë fytyrën e vajzës së tyre menjëherë pas lindjes, e cila kishte një shenjë në fytyrë që po u asocionte me maskën e super heroit të filmave të animuar ‘Batman’.
“Ishte ndjenjë e veçantë ta dëgjosh duke qarë. Pastaj infermieria e kapi të bijën tonë, dhe na tregoi shenjën e zezë në fytyrën e saj” u shpreh nëna.
Nëna e preokupuar nga frika se mos është rezultat i ndonjë gabimi që ka bërë në shtatzëni, mori përgjigjen e mjekëve duke i thënë se “është vetëm një shenjë lindjeje”.
“Mjekët thanë ishte vetëm një shenjë lindje, ajo ishte në rregull po merrte frymë mirë dhe gjendja e saj shëndetësore ishte në rregull”, thanë prindërit.