Ja kur është mosha ideale që femrat të mbeten shtatzënë

2017-04-03 në ora 17:02

Një studim i kryer nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve  dhe Gjinekologëve zbulon se mosha mesatare për një grua për të ngelur shtatzënë është 29.3 vjeçare.

Në vitin 1968, mesatarja ishte 23. Nëse pyesni një mjek se kur është koha e duhur për të pasur një fëmijë, kjo sillet rreth 20 deri 35.

Kjo periudhë është më e sigurta për të pasur fëmijë sepse në të shumtën e rasteve, cikli i fertilitetit punon siç duhet, shkruan Indeksonline.

“Fertiliteti arrin kulmin nga mosha 20 deri 25 dhe fillon të bie në moshën 30”, thotë Dr. Patricia Tiernan.

Në përgjithësi, gratë në këtë moshë janë të shëndetshme, pa sëmundje kronike dhe kanë shumë energji. Sipas saj, mosha 28 apo 29 vjeçare është më e mira për të ngjizur fëmijën e parë. /Gazeta Shneta/