Mos u befasoni nëse dikush që e shihni për herë të parë në jetë ofrohet për të qëlluar se cilës gjini i takon foshnja të cilën e keni në bark.
Me qindra vite, shtatzënat u kanë besuar metodave të ndryshme të plakave për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka ndodhur që nganjëherë ta kenë qëlluar e nganjëherë jo.
Ndërkaq, edhe pse fjalët e gjysheve nuk janë edhe aq të sakta, megjithatë janë më interesante se amniocenteza dhe ultrazëri, transmeton Telegrafi.
Më poshtë do të paraqesim disa nga “diagnostikimet” më të vjetra për gjininë e foshnjës, ndërsa ju mund të argëtoheni duke i bërë këto teste.
Është vajzë nëse:
- Keni mundime në mëngjes në fillim të shtatzënisë
- Rrahjet e zemrës së foshnjës janë së paku 140 herë në minutë
- Ndjeni rëndesë në ije dhe në prapanicë
- Gjiri i majtë është më i madh se i djathti
- Flokët tuaja marrin shndritje në të kuqe
- Barku është në formë të shalqirit
- Ju hahen ëmbëlsira
- Ju pihet lëng portokalli
- Shpesh jeni idhnake
- Ju dalin puçrra
- Nuk ju hahen cungat
- Gjinjtë fillojë t’u rriten që në fillim të shtatzënisë
- Ktheheni në jug kur flini
- Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër tek
Është djalë nëse:
- Nuk keni mundim në mëngjes në fillim të shtatzënisë
- Rrahjet e zemrës së foshnjës suaj janë më pak se 140 herë në minutë
- Ndjeni rëndesë në pjesën e përparme të barkut
- Barku juaj duket si top basketbolli
- Aureolat e gjinjve tuaj janë dukshëm të errëta
- Ju hahet njelmët dhe thartë
- Ju hahet mish dhe djathë
- Qimet në këmbë ju rriten shpejtë
- Duart i keni të thata
- Ktheheni kah veriu kur flini
- Babai i ardhshëm trashet
- Jeni zbukuruar
- Urina është me ngjyrë të verdhë të ndritshme
- Hunda u zgjerohet
- Nëse unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark
- Keni kokëdhimbje
- Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër çift