Hulumtimet po vazhdojnë me hapa të shpejt për kërkimin e një vaksine COVID-19, por procesi i miratimit me siguri do të zgjasë ende 18 muaj deri në 2 vjet.
Ekspertët vërejnë se vaksinat e mundshme ende duhet të kalojnë një proces rigoroz të provës klinike trefazore shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Poashtu, ekspertët shtojnë se është e rëndësishme për komunitetin shkencor që të mos deklarohen shpesh mbi vaksinat COVID-19 në mënyrë që ata të mos rrisin shpresat e publikut para kohe.
Në anën tjetër Dr. Ofer Levy drejtor i departamenteve të zhvillimit të vaksinave në Boston tha se:
“Ne besojmë se po revolucionarizojmë mënyrën e zhvillimit të vaksinimeve,”.
Pavarësisht raporteve pozitive nga provat fillestare klinike, ekspertët tregojnë për Healthline skenari më i mirë për një vaksinim të dhënë në treg është ndoshta 18 muaj deri në 2 vjet.
Dr. Levy poashtu shtoi se studiuesit në të gjithë globin po përqendrohen në metoda të reja, siç është testimi in vitro.
Falë zbulimeve të bëra gjatë punës në SARS (sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes), MERS (sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme) dhe vaksinimet kundër gripit të derrit, studiuesit shpresojnë të thjeshtojnë zbulimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e një vaksinimi COVID-19, përfundoj Dr. Levy. /Gazeta Shneta/