Ja për çfarë ëndërrojnë bebet në bark, përgjigja do të ju befasojë

2020-06-21 në ora 18:36

Bota brenda barkut është mjaft interesante, pasi që fetuset jetojnë në të në një mënyrë që shpeshherë na duket e çuditshme.

Fetusi shikon ëndrra

Studime të shumta deri tani kanë treguar se fetuset, gjatë qëndrimit të tyre në barkun e nënës, ëndërrojnë sikurse të rriturit. Të gjitha nënat e ardhsme duhet të jenë të vetëdijshme se 24-oërshi i fetusit të tyre, kalon mes gjumit dhe zgjimit.

Ëndrrat zhvillojnë sistemin nervor

Ëndrrrat mendohet se zhvillojnë sistemin nervor të fëmijës, prandaj ato janë shumë të rëndësishme. Studiuesit mendojnë se idealja është që koha e gjumit të nënës të përkojë me atë të bebit, në mënyrë që ai të jetë i qetë, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Prandaj, mund të ndodhë që nëna teksa fle, ndien fëmijën që i godet. Kjo ndodh sepse fëmija është zgjuar.

Faza REM e gjumit

Fëmijët shpenzojnë 50% të kohës së gjumit në gjumë aktiv, që njihet si faza REM e gjumit, kur shihen edhe ëndrrat. Ndërsa të rriturit kalojnë në fazën REM vetëm në 25% të gjumit të tyre. Kjo tregon se fetusi mund të ëndërrojë më shumë sesa prindërit e tij.

Çfarë ëndërron fetusi?

Përmbajtja e saktë e ëndrrave të tyre nuk është mundur të shpjegohet, por shkencëtarët besojnë se ëndrrat e tyre përbëhen vetëm nga imazhe, pa dialog, pasi ata nuk e kanë të zhvilluar ende të folurën./GazetaShneta/