Qarja e foshnjës mund të ndodhë qysh në mitër, para se bebja të arrijë në dhomën e lindjes.
Hulumtimet e reja tregojnë se fetuset mund të mësojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre duke qarë në heshtje, ndërsa është ende në barkun e nënës.
Imazhet me ultratinguj, tregojnë që një fetus reagonte ndaj zhurmave të ambientit, që shfaqnin të qara, hapje të gojës dhe marrje të frymëmarrjes së parregullt.
Ndërsa një raport i publikuar së fundmi, tregonë se ka disa pengesa gjatë shtatzënisë sidomos tek nënat që përdorin duhan apo lëndë të tjera narkotike, transmeton Gazeta Shneta.
Foshnja qanë atëherë kur nëna është duke pirë duhan, apo ndonjë prej lëndëve të tjera të drogës që janë të rrezikshme edhe për shëndetin e nënës.
Po ashtu, studiuesit thonë se foshnjet qajnë gjatë zhvillimit të foshnjë dhe në aftësitë për të lëvizur.
Kjo shihet si një reagim negativ i bebes ndaj reagimeve të ambientit të jashtëm./Gazeta Shneta/