Mjekët tregojnë se gjithnjë e më shumë nënat që po lindin për herë të parë po zgjedhin për operacionin cezarian.
Por, përderisa shumë nëna dëshirojnë lindjen me operim cezarian, organizatat e mëdha mjekësore drejtohen në drejtim të kundërt.
Por, pse një grua duhet të lind në mënyrë cezariane?
Disa mendojnë se ofrimi i caktimit të operacionit cezarian për lindje, kjo ju ndihmon nënave të përjetojnë më pak dhimbje, transmeton Gazeta Shneta.
Po ashtu disa besojnë se kjo ka komplikime më të vogla, sikur është grisja ose mosfunksionimi seksual.
Përkundër trendit të ashtuquajtur ‘’kërkesa për nënën’’, operacionet cezariane po mbesin akoma nën hije.
Mjekët vlerësojnë se 3 në 100 gra kërkojnë një operacion cezarian për lindjen e parë.
Organizatat Mjekësore përfshirë këtu edhe Kolegjin Amerikan të Obstetrëve dhe Gjinekologëve, thonë se gratë duhet të planifikojnë një lindje vaginale sa herë që kanë mundësi.
Nuk ka ndonjë dëshmi mjekësore se operacioni cezarian është më i mirë se ai natyral./Gazeta Shneta/