Shpeshherë shohim se shumë femra priren për t’i veshur mbathjet dhe rrobat tjera të meshkujve me arsyetimin që janë më të rehatshme.
Ndërsa një studim i realizuar së fundmi tregon se 42% e femrave veshin mbathjet e partnerit, sidomos çiftet e reja.
Mirëpo sa qëndron kjo tek meshkujt?
Në fakt vetëm 17% e meshkujve të së njëjtës moshë veshin rrobat e partneres, që mbetet një shifër më e ulët në krahasim me femrat.
Firma e modës “Style Compare”, e cila zhvilloi studimin tha se në të gjitha grup moshat 14 përqind e çifteve kishin pranuar të ndanin pantallonat.
Një zëdhënës tha: ‘Meshkujt përfitojnë nga dizajnët që i japin mbështetje dhe rehati së pari’./Gazeta Shneta/