Thithja është një refleks natyror tek fëmijët.
Thithja e gishtit është shprehi shumë e shpeshtë tek foshnjet. Prindërit zakonisht e vërejnë këtë shprehi tek foshnjet e tyre rreth muajit të tretë, por kjo shprehi mund të vërehet edhe në ultrazë përderisa foshnja është në barkun e nënës.
Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e gishtit iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit në biberon.
A mund të parandalohet kjo shprehi?
Foshnjet lindin me nevojën për të thithur dhe te disa kjo është më e shprehur. Për të përmbushur këtë nevojë disa foshnje thithin gishtin e disa cucllën.
Shumë fëmijë këtë shprehi e tejkalojnë vetvetiu, pa metoda të veçanta. Por asnjëherë nuk mund të dijmë nëse metodat e veçanta për të shmangur thithjen mund të shkaktojnë kontraefekt.
A është më mirë që foshnjes ti japim cucllën në vend që të thith gishtin?
Egzistojnë shumë pro dhe kontra edhe për cucllën edhe për gishtin.
Gishti është gjithmonë prezent, nuk mund të bie në tokë apo të humbet gjatë natës. Cucllat në anën tjetër më pak dëmtojnë dhëmbët dhe për arsye se foshnjet e tejkalojnë shprehin e cucllës para se të dalin dhëmbët e përhershëm. Gjithashtu, gjithmonë egziston mënyra që t`ia merrni cucllën dhe t`ia mshefni.
Në të vërtetë më së miri kishte me qenë që t`ia shmangni këtë shprehi edhe nga njëra edhe nga tjetra.
Foshnja ime thith gishtin në mënyrë agresive, a është kjo normale?
Egzistojnë dy mënyra si thithin foshnjet gishtin. Foshnjet të cilat e thithin gishtin në mënyrë pasive ku gjasat janë më të vogla që të kenë probleme me dhëmbët dhe foshnjet të cilat këtë e bëjnë në mënyrë agresive dhe nevrike.
Kjo është një shprehi normale, por mundohuni që tia tejkaloni shprehinë para se ti dalin dhëmbët e përhershëm.
Kur paraqet problem kjo shprehi ?
Shumë foshnje e tejkalojnë vetvetiu këtë shprehi, por një përqindje e caktuar e fëmijëve vazhdon me shprehinë edhe pas moshës 4 vjeçare.
Problemi më i madh është nëse kjo shprehi shtrembëron dhëmbët, ku dhëmbët e poshtëm dhe të epërm shpërndahen, apo edhe mund të vie deri te gjakderdhja. Por kjo mund të paraqet problem nëse fëmiu që thith gishtin nuk i ka më dhëmbët e qumështit, por ato të përhershme, dmth përafërsisht mosha rreth 6 vjeç.
Gjithashtu, mund të ndodh që gishti i cili thithet të bëhet i kuqrremtë dhe të vjen deri te infeksioni apo tek dermatiti i formës së lehtë.
Si t`ia heqim këtë shprehi të keqe fëmiut?
Mos i bërtitni fëmiut sepse dëshira e tij mund të shtohet nga kjo mënyrë. Në vend të kësaj mund të hetoni se në cilën kohë dhe vend fëmiu thith gishtin.
Nëse kjo ndodh gjatë kohës që fëmiu shikon TV, jepini topin e gumës, kukullën apo ndonjë lodër tjetër e cila mund t`ia tërheq vëmendjen. Apo nëse kjo ndodh kur ai është i frikësuar apo i nevrikosur, mundohuni që ta bindni që ai ti shprehë ndjenjat me anë të fjalëve ose nëse është uritur, jepini ndonjë mollë apo karrotë.
Çelësi i suksesit është që ta zbuloni se kur e thith gishtin dhe ti jepni një zëvendësim pa u hetuar.
Këshilla për prindër
Zakonisht shumica e foshnjeve e tejkalojnë spontanisht këtë shprehi rreth muajit të nëntë, kur mëson disa gjëra tjera dhe nuk e ka nevojën më për tu qetësuar me anë të thithjes së gishtit.
Ja disa këshilla për prindërit e fëmijëve që janë më të ngadaltë në këtë gjë:
- Shumica e metodave (sikurse lyerja e gishtit me senf, apo me spec djegës etj etj) nuk janë të suksesshme sepse fëmiu do ta dëshirojë këtë gjë edhe më tepër.
- Kurrë mos e përqeshni fëmiun apo komentoni në mënyrë negative përderisa ai kënaqet me këtë shprehi.
- Fëmijët gjer në tre vjeç nuk e kuptojnë pse të mëdhenjtë duan ti ndalojnë thithjen e gishtit, përderisa kjo për ta është një kënaqësi.
- Vajzave më të mëdha mund ti thoni që po të mos e thithin gishtin mund tia lyeni thonjtë me ngjyrë.
- Sigurohuni kur fëmiu thith gishtin dhe mundohuni me ndonjë alternative tjetër (ushqim, kukull, lodër) t`ia shmangni këtë gjë.