Shumë prej grave në vendet sikur Amerika dhe Evropa, kanë filluar trendin që është më i popullarizuar të vendosjes së lakrave në gjoksin e tyre.
Gjethet e lakrës përdoren për të ulur ënjtjen e gjirit dhe për të lehtësuar dhimbjen dhe sikletin që mund të shkaktojë ushqyerja e gjirit.
Gjithashtu është shumë e dobishme në lehtësimin e sikletit, të shkaktuar nga mbajtja e sytjenave.
Studiuesit ende nuk e dinë nëse ka veti brenda lakrës që ndihmon për të ulur dhimbjen apo ënjtjen, transmeton Gazeta Shneta.
Sido që të jetë, studimet tregojnë se nëse ushqeni me gji dhe vendosni lakra të ftohtë direkt në gjoksin tuaj, jo vetëm që do të qetësojë atë, por mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe ënjtjes së gjirit.
Si t’i përdorni gjethet e lakrës për relaksimin e gjirit:
Futni gjethen e lakrës në frigorifer për një orë. Sapo të ftohen, largojuni shtresën e jashtme të gjetheve. Pastaj, tërhiqni dy na pjesët e brendshme të gjetheve për t’i përdorur.
Lajini këto dy gjethe me ujë të ftohtë.
Pritni rrënjën e gjethës, për ta bërë gjethen sa më të përshtatshme gjatë qëndrimit në gjoks.
Tani, ju mund t’i vendosni këtu gjethe në gjokset tuaja. Mbështjellni përreth gjoksin, duke lënë jashtë thithat.
Ju mund ta lini atë të veprojë përreth 20 minuta, ose derisa të ngrohet.
Përsëriteni sipas nevojës./Gazeta Shneta/