Ne të gjithë e dimë sa me rëndësi është që të hani mëngjes në përgjithësi, e sidomos për bebet në veçanti.
Kjo është e rëndësishme për fëmijën pasi i mundëson të kenë një sukses më të mirë në shkollë, dhe t’i posedojë të gjitha vitaminat e nevojshme.
Sipas të dhënave kudo në botë, 1 në 3 fëmijë nuk konsumon mëngjesin e duhur, ndërsa 11% nuk konsumojnë fare mëngjes.
Mëngjesi duhet të përfshijë marrjen e 20% të kalorive ditore nëpërmjet:
Qumështit ose kosit që janë një burim shumë i mirë kalçiumi dhe proteinash, të cilët nuk kanë nevojë për sheqer të shtuar. Disa fëmijë mund ta preferojnë me kakao por e rëndësishme është të mos e ekzagjeroni.
Karbohidratet që shpërbëhen ngadalë. Shumë të rëndësishme për të marrë energji. Mund të merren nëpërmjet drithërave që përmbajnë edhe fibra si edhe vitamina, nëpërmjet biskotave, kekut, brioshëve të përgatitur në shtëpi. Një alternativë do të ishte edhe një fetë buke me marmelatë pa shumë sheqer.
Janë të pasura me sheqerna të thjeshtë, fibra dhe vitamina. Mund të konsumohen të prera në copa, me kos apo me drithërat.
Dalëngadalë fëmija do të mësohet të konsumojë një mëngjes të shëndetshëm dhe do ta vlerësojë këtë gjithë jetën. Kështu ushqyerja e tij do të jetë e ekuilibruar./pernenat.al/