Ja përse mjekët nuk po i kuptojnë simptomat e infarktit tek gratë

2018-02-25 në ora 10:49

Pothuajse 30 për qind e grave që kishin një atak kardiak në një studim të ri kërkonin kujdes mjekësor për simptoma të lidhura para se të shkonin në spital.

Por më shumë se gjysma e mjekëve nuk mendonin se këto shenja ishin të lidhura direkt me sëmundjen e zemrës.

Arsyeja përse kaq shumë gra po bien nëpër këto të çara ka të bëjë me shumëllojshmërinë e simptomave të zemrës që gratë përjetojnë, sipas shkrimit të botuar në revistën Circulation, shkruan Time, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtuesit nga Shkolla e Yale intervistuan rreth 3,000 pacientë që ishin të rrezikuar nga infarkti e që ishin më të rinj se 55 vjeç, dy të tretat e femrave edhe pse kishin simptoma mjekët nuk mendonin se kishin sëmundje të zemrës.

Gratë gjithashtu prisnin më shumë se sa burrat që të lajmëroheshin tek mjeku, kur kishin këto shenja.

Edhe pse ky problem është i të dy gjinive, më së shumti probleme ka për gratë, që është një përqindje shumë më e lartë në krahasim me meshkujt.

Sa ma herët që zbulohen këto shenja aq më lehtë do të jetë ekzaminimi i kësaj sëmundje./Gazeta Shneta/