Mbani këto foto privatisht, në mënyrë që ta ruani fëmijën tuaj nga turpi dhe dëmtimi i mundshëm.
Jetojmë në një botë ku publikimi i fotove të fëmijëve në rrjetet sociale është pothuajse e natyrshme për prindërit.
Pra, sugjerohet mbajtja e këtyre tetë fotografive të fëmijëve tuaj larg nga publikimi në internet.
1.Koha e banjës
Çdo foto e fëmijës tuaj pjesërisht ose krejtësisht të zhveshur, si gjatë banje poashtu pas banjës nuk është për konsum publik. Mund t’ju duket një moment për të qeshur por kjo foto mund të bije në duar jo të duhura.
2. Kur ata janë të sëmurë apo të lënduar
Si prindër, është detyra jonë për t’i mbrojtur fëmijët tanë, të mos përfitojmë prej tyre në rast se sëmuren apo lëndohen diku.
3. Fotot turpëruese
Publikimi i fotove të turpshme të fëmijëve duket të jetë diçka që bënë bujë, por kjo praktikë mund të ketë efekte shkatërruese për fëmijët në afat të shkurtër dhe afatgjatë.
4.Në pemën e fotografive të fëmijëve tuaj që luajnë për qejf të tyre mbahen më mirë jashtë internetit, kur mendoni për pasojat e mundshme që mund të sjellin në të ardhmen.
5. Detajet private
Mbajini fëmijët të sigurt duke mos i publikuar kurrë emrat e tyre të plotë, adresat, ku shkojnë në shkollë, nëse janë vetëm etj…
6.Grup të fotove
Nëse vendosni të ndani fotot e fëmijëve tuaj në internet, shumë mirë. Por nuk është mirë të bëhet ky vendim për prindërit e tjerë, të cilët nuk mund të ndihen mirë duke pasur fytyrat e fëmijëve të tyre në ballinat e të gjithë rrjeteve sociale.
7.Duke ngacmuar fëmijët tuaj
Konsideroni se si vendosja e fotografive të caktuara në internet mund të ndikojë tek fëmija juaj në shkollë.
8.Aktivitete të pasigurta
Ju i leni fëmijës tuaj një shishe birre për një sekondë dhe kap një foto. Ky nuk është një shembull i mirë për fëmijën tuaj.