Koret që formohen në trupin e bebes quhen edhe dermatit seboroik dhe zakonisht fillon të shfaqet nga java e dytë e jetës. Në disa vende koret mund të jenë me yndyrë dhe në disa raste të thata. Nëse irritohen mund të kenë edhe shenja të kuqe. Gjithashtu mund të shfaqen edhe në zonën e vetullave, veshëve, bërrylave etj.
Fëmija ka ardhur në jetë nga një operacion çezarian. Kjo bën të mundur që fëmija të mos marrë bakteriet gjatë kalimit në kanalin e lindjes dhe për pasojë të jetë më i prirur të shfaqë këtë problem gjatë rënies në kontakt me bakteriet jashtë trupit të nënës.
Për shkak të një infeksioni kërpudhor. Si pasojë e një çrregullimi në zorrë, pra mund të prishen balancat brenda tyre, mund të krijohet myku dhe për pasojë do të shfaqen edhe koret e kokës.
Një sistem i dobët imunitar. Ai është tepër i pazhvilluar tek bebet dhe për pasojë ju duhet të ushqeni sa më gjatë me gji. Nëse për një arsye të caktuar nuk mundeni duhet të kërkoni për nje qumësht formule që të ketë një cilësi shumë të mirë.
Nuk ka balancë elementësh. Mund të ndodhë për shkak të mungesës së zinkut, vitaminave të ndryshme, selenit, magnezit etj. Në momentin që fëmija fillon ushqimet e ngurta duhet të fusni në dietën e tij ushqime të pasura me këto elementë.
Hormonet e larta të nënës. Në këtë rast trupi juaj do të prodhojë më shumë yndyrë në lëkurë dhe kjo do të shkaktojë tek fëmija shfaqjen e lëkurës me kore.
Një ndër veprimet që duhet të bëni është të blini një shampo specifike dhe të mos e teproni me sasinë. Gjithashtu duhet të përdoni vaj për zbutjen e lëkurës, edhe para banjos duke e aplikuar në kokën e fëmijës rreth 30 min para./pernenat/