Gjatë prerjes së qepës plasariten anët e saj dhe nga aty dalin enizmat të cilat prodhojnë gaz propanetial sulfoksid. Pasi që gazi depërton tek sytë, reagon me lot dhe prodhon acit të lehtë sulfurik.
Një mbrojtje e mirë është ta mbajmë qepën në frigorifer para se ta premë, sepse në temperatura të ulëta enzimi më lehtë lirohet, ndërsa koncentrimi më i madh i enizmës është në maje të qepës, e do të kemi më pak lot nëse kjo pjesë ndahet në fund.
Mënyra të tjera për të shmangur lotët nga qepa
Priteni qepën në ujë të rrjedhshëm
Ftoheni qepën përpara se të filloni ta prisni
Lageni me ujë thikën gjatë kohës që prisni qepën
Ndizni një ventilator për të shpërndarë përbërjet e squfurit
Përdorni një enë të posaçme për prerjen e qepës… ose vendosni syze për të mbrojtur sytë tuaj.