Cilin vaj ulliri duhet zgjedhur?
Sigurisht që vaji i ullirit ekstra i virgjër është më i mirë, i cili përfitohet gjatë procesit mekanik, dhe jo atij kimik. Niveli i aciditetit është shumë i ulët dhe nuk kalon 1%, që është i rëndësishëm për shije dhe aromë të ushqimit.
Si duhet përdorë?
Më së miri është që ta përdorni të papërpunuar, në ushqim tashmë të përgatitur. Në këtë mënyrë ai nuk i humbet vlerat ushqyese dhe më lehtë tretet. Për fillim mjafton shtesa prej 5 gramësh, gjegjësisht një lugëz e vogël në një vakt ushqimi.
Ruajeni në temperaturë nga 10 – 15°C, të mbrojtur nga rrezet e diellit (tradicionalisht, gjithmonë në këtë mënyrë është ruajtur vaji në vendin tonë – në ambiente të errëta). Duhet patur kujdes një vit pas prodhimit, sepse mund të oksidohet duke fituar një aromë dhe shije të keqe.
Cilat janë anët e mira të vajit të ullirit?Lehtëson absorbimin (asimilimin) e vitaminave në yndyrëra A, D, E dhe K.
Vitamina A është vitaminë mbrojtëse e lëkurës dhe mukozës, e dobishme për zhvillimin në përgjithësi, veçanërisht shikimin.
Vitamina D ndikon në rritjen e drejtë të dhëmbëve dhe eshtrave, sepse mundëson absorbimin e mineraleve, kalciumit dhe fosforit përmes mukozës së zorrëve dhe futjen e tyre në eshtra.
Vitamina E ka rol të rëndësishëm në kuptimin e mbrojtjes së organizmit, rritjen e qelizave të kuqe të gjakut, ndikon si antioksidant, dhe në mirë funksionimin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.
Vitamina K merr pjesë në procesin e koagulimit të gjakut.
Ngadalëson plakjen e qelizave, sepse përbërësit e saj – antioksidantet parandalojne formimin e radikaleve të lira (pjeset e molekulave që oksidohen në kontakt me oksigjenin) përgjegjës për degjenerimin (përkeqësimin dhe ndryshimin në strukturë) e qelizave.
Ndikon në aktivitetin e zorrëve, sepse me zbutjen e jashtëqitjes përshpejton shkarkimin etyre.
Poashtu ajo shkakton tkurrjen e tëmthit, dhe sa më të shpeshta që janë tkurrjet e tëmthit aq më i mirë është aktiviteti i zorrëve.
Parandalon çrregullimin e qarkullimit të gjakut. Në saje të përmbajtjes së acideve yndyrore të pangopura ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Acidet yndyrore të pangopura në të vërtetë punojnë së bashku me kolesterolin HDL (“të mirë”), i cili liron arteriet e depozitave të dëmshme të kolesterolit LDL.