Orët e para pas lindjes së fëmijët shpesh quhen edhe si ora e shenjtë, sepse është një kohë e tillë e vecantë.
Lëkura juaj është vendi më i natyrshëm që fëmija juaj mund të qëndroj në momentet e para të jetës.
Kontakti lëkurë më lëkurë mundëson që fëmija të qëndroj ngrohtë dhe të ketë një temperaturë normale të trupit.
Foshnja gjithashtu do të ketë një shkallë më të qëndrueshme të rrahjeve të zemrës, shkallën e frymëmarrjes, presionin e gjakut dhe sheqerin në gjak, transmeton Gazeta Shneta.
-Zakonisht në fillim do të shihni që fëmija do të qajë pa pushim, pastaj do të shohësh se është duke fjetur, pastaj të zgjohet si dhe rritjen e aktivitetit të gojës.
Shumica e foshnjave janë në gjendje të zvarriten drejt gjirit dhe të fillojnë të ushqehen me gji.
Disa foshnje thjesht thithin tërë kohën dhe ky është një fillim i shkëlqyeshëm.
Do ta keni ndihmën edhe të infermierëve nëse foshnja nuk qetësohet, derisa studimet kanë treguar se foshnjat që ushqehen me gji ose kanë kontakt lëkurë më lëkurë në orën e parë përfunduan duke pirë gji më shumë se foshnjat e tjera.
Menjëherë pas ushqyerjes, do të matet dhe pesha e foshnjës suaj./Gazeta Shneta/