Pjesa më e madhe e pregatitjeve për lindje dhe lindjes sillen rreth nënës dhe foshnjës. Sigurisht për arsyet sepse nëna dhe foshnja meritojnë ato momente të mahnitshme në orët e para pas lindjes.
Sidoqoftë, hulumtimet vazhdojnë të tregojnë rëndësinë e rolit të babit gjatë lindjes dhe periudhës pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt, edhe përtej periudhës së menjëhershme të pas lindjes, hulumtuesit kanë gjetur se bashkëveprimet e babait mund të ndikojnë në shëndetin social dhe emocional të një fëmije për 10 vitet e para të jetës së tij.
Dr. Nails Bergman kohët e fundit prezantoi në Akademinë e Mjekësisë se baballarët duhet të kenë kontakt me fëmiun e tyre të porsalindur lëkurë me lëkurë.
Pse është kaq i rëndësishëm kontakti lëkurë me lëkurë?
Koha e kaluar lëkurë me lëkurë shpesh sugjerohet si një aktivitet optimal për t’i dhënë fëmijës tuaj një fillim më të mirë. Sidoqoftë, hulumtimet tregojnë se tani kontakti lëkurë me lëkurë duhet të trajtohet si normë biologjike. Për shkak se lëkura midis nënës dhe foshnjës menjëherë pas lindjes është normë biologjike.
Por, si lidhet kjo me babanë?
Dr. Nils Bergman prezantoi një studim që tregon se sa efikas është kontakti lëkurë me lëkurë tek foshnja dhe babai për vetëm 30 minuta.
Përderisa nënat kanë avantazhin e ndryshimeve hormonale natyrore gjatë dhe menjëherë pas lindjes, veçanërisht hormonit oxytocin, për të ndihmuar instinktet e tyre. Për babanë, koha e kaluar dhe kujdesi për fëmijën ndihmon në procesin e lidhjes. Por, kontakti lëkurë më lëkurë mes babait dhe foshnjës mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të foshnjës.
Kur babai kalon kohë lëkurë me lëkurë me foshnjën, ndryshimet hormonale ndohin, përfshirë një rritje të dopaminës. Dopamina është përgjegjëse për shumë gjëra përfshirë edhe kënaqësinë. Një rritje në dopaminë plus lëshimin e oksitocinës do të thotë që truri i babait krijon një lidhje pozitive me ndërveprim të ngushtë me fëmijën.
Sidoqoftë, hulumtimi tregon se kontaktin në mes babait dhe foshnjës lëkurë me lëkurë duhet ta shohim si normë biologjike njësoj siç është edhe me nënën. /GazetaShneta/