Një numër i madh i grave në Shtetet e Bashkuara kanë probleme të shumta në lidhje me peshën e shtuar si diabeti, presioni i lartë i gjakut ose sëmundjet kardiovaskulare që mund të rrisin rrezikun e ndërlikimeve gjatë shtatzanisë.
Sidoqoftë, udhëzimet aktuale rekomandojnë që të gjitha gratë shtatzëna duhet të rritin konsumin e kalorive me 340 në 450 kalori në ditë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, pavarësisht nga pesha, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka nevojë të hani për dy
Studiuesit vëzhguan se shtimi i peshës për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut, indeve të gjirit dhe foshnjës llogaiten 11 deri në 20 paund që gratë me mbipeshë mund të fitojnë gjatë shtatzanisë.
Sipas studiuesve, kjo do të thotë që gratë shtatzëna me obezitet nuk këkojnë më shumë kalori për të pasur një shtatzani të shëndetshme. Përkundrazi, ato duhet të përfitojnë më shumë nga mbajtja e konsumit të tyre të kalorive dhe përqëndrimit të cilësisë së ushqimeve që konsumojnë. /GazetaShneta/