Meqenëse koronavirusi po rezulton të jetë një sëmundje sistemit imunitar, në teori, ai mund të kontrollohet.
Sidoqoftë, në shumë mënyra, Covid-19 mund të konsiderohet si një sëmundje e panjohur. Për shembull, një studim i fundit nga Italia thotë se rreth 43% e njerëzve të infektuar nga virusi nuk tregojnë simptoma të tij, transmeton Gazeta Shneta.
Nga ana tjetër, ato që ndiejnë simptomat, përjetojnë dhimbje në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Shumica e tyre kalojnë javë në ICU. Ndërkohë, shumë të tjera ndjehen më mirë dhe shërohen plotësisht.
Sistemi ynë imunitar është ai që kërcënon të na vrasë pasi virusi është përhapur gjerësisht në trupin tonë.
Edhe pse kjo përgjigje nuk mund të kontrollohet plotësisht, ajo mund të rregullohet dhe përmirësohet. Nëse koronavirusi vërteton që po sulmon nervat, mund të shkaktojë dëme afatgjata dhe të prekë pjesë tjera të sistemit nervor. Në fakt, ky virus i ri tashmë është thënë që po shkakton inflamacion në tru që çon në dëmtim të përhershëm.
Sapo koronavirusi fiksohet në qeliza, ai shpërhten dhe fillon të përsëritet. Jo vetëm që vepron në qelizat në mushkëri por gjithashtu mund të ndikojë në ato të mëlçisë, zorrëve dhe zemrës.
Shkatërrimi i papritur që përjetojnë pacientët e infektuar vjen pasi sistemi i tyre imunitar shkon në një gjendje hiperreaktive, në përpjekje për të zgjuar dhe mobilizuar mekanizmat mbrojtës të trupit. /GazetaShneta/