Gjatë periudhës së shtatzënisë ëshë mirë të praktikoni disa nga teknikat e jogës.
Joga është e përbërë nga teknika të ndryshme për ekuilibrin e trupit, mendjes dhe shpirtit përmes relaksimit, ushtrimeve, meditimit dhe frymëmarrjes shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Përmes jogës, ju mund të mësoni rëndësinë e vetëdijës dhe vetëkuptimit përmes zhvillimit të ndjeshmërisë ndaj forcave delikate brenda vetës dhe botës.
Gjatë shtatzënisë nuk ka rëndësi në cilën fazë jeni, ju mund të fitoni teknikat e thjeshta duke praktikuar jogën.
Më poshtë, mund t’i gjeni benetifet e jogës gjatë shtatzënisë:
Kontakti i parë me foshnjen tuaj: Përmes relaksimit, meditimit dhe vizualizimit ju ndihmon në zhvillimin e një afërsie për jetë.
Zvogëlohen komplikimet: Përmes jogës, ju zvogëloni shanset për të përjetuar ndonjë komplikim gjatë shtatzënisë.
Përfitoni shprehi të reja: Joga ju ndihmon që të mbani një ekuilibër të shëndetshëm dhe larg stresit e pagjumësisë./GazetaShneta/