Marilyn Monroe thoshte se nuk i pëlqente të mbante rroba në gjumë dhe gjithmonte flinte zhveshur, por nëse Monroe e kishte thjesht një zakon, mjekët thonë se fjetja zhveshur ka dhe aftësi kuruese.
Një në tre meshkuj fle zhveshur, sipas një studimi ndërkombëtar të bërë nga një shoqatë amerikane, dhe kanë përfitime të ndryshme në shëndet.
Ekspertët thonë se fjetja zhveshur ka një sërë përfitimesh si : fjetje e rehatshme, djegie e kalorive dhe rregullon marrëdhënien.
Ekspertët thonë së është më mirë që të flemë zhveshur pasi në këtë mënyrë bie temperatura e trupit, duke bërë që të na zërë gjumi më shpejt dhe të bëjmë një gjumë më të rehatshëm.
Russell Foster, profesor i neurokirurgjisë thotë se veshja e rrobave apo pizhamave natën ngadalëson fjetjen si dhe shkakton një gjumë të parehatshëm.
“Gjatë fjetjes trupi duhet të ketë një temperaturë më të ulët se gjatë ditës, pasi mesazhet që dërgohen nëpërmjet gjakut në tru, janë më të ngadalta dhe trupi qetësohet më shpejt. Por edhe fjetja zhveshur në temperatura shumë të ulëta nuk është e këshillueshme pasi mund të kapemi nga sindroma Raynaud, e cila shkakton pagjumësinë si pasojë e një temperature shumë të ulët të trupit”, tha Foster.
Ai shtoi se nuk është e këshillueshme që të flihet me çorape pasi ato ndalojnë uljen e temperaturës.
Foster tha se një tjetër faktor për rregullimin e temperaturës së trupit është edhe partneri, mund të përqafohesh me të kur është ftohte duke rritur temperaturën e trupit, dhe të largohesh kur ke temperaturë të lartë.
Fjetja zhveshur gjithashtu bën që të digjen yndyrnat kafe, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.
Një studim në SHBA vërtetoi se ulja e temperaturës së dhomës së fjetjes bënte që të rregullohej ndjeshmëria ndaj insulinës, duke bërë që të ulej edhe rreziku nga diabeti.
U bënë testime në temperatura 27 gradë, 24 dhe 19 gradë celsius, dhe në këtë të fundit, pati një përmirësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës.
Gjithashtu fjetja zhveshur bën që të kaloni një jetë më të mirë sentimentale dhe parandalon infeksionet që mund të merren me anë të rrobave të gjumit.