Për një nënë, ato ditët e para janë kaq të veçanta, ajo dëshiron të mos i ndajë ato momente me askënd tjetër përveq partnerit të saj dhe fëmijëve.
“A jam vetëm unë apo ka shumë njerëz që mendojnë se kanë disa të drejta për të parë një të porsalindur?” ajo pyeti në një forum, shkruan Mumsnet, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk bëhet asnjëherë pyetja nëse është një nënë gati për të pritur vizitor ose a është e përshtatshme?’ Jo sigurisht jo! “Shkruante ajo në atë postim.
Duket se shumë njerëz kanë një histori të tyre ku tregojnë që njerëz të sëmurë vizitojnë foshnjat e tyre të sapolindura.
Ishte tema e ditës, me shumicën e prindërve që përmendnin histori të ngjashme të sistemeve imunologjike të pazhvilluara dhe mikrobeve që nuk duhej të silleshin kudo afër flluskës së sapolindur.
Pasi ajo më vonë pranoi se ishte vetëm një dëshirë vështirë e realizueshme, shumica e përgjigjeve thjesht i thanë që të thoshte JO për vizitorët.
“Thjesht mos thuaj po … por në anën tjetër nuk duhet të jesh i pasjellshëm”, shkruante njëri prej komentuesve. /Gazeta Shneta/