Nuk ka dyshim se përqafimet na bëjnë mirë, megjithatë, përveç kësaj, ky proces sjell edhe përfitime të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin e fëmijëve.
Ndikimi psikologjik është i madh, jo vetëm që rrit vetëvlerësimin e fëmijëve dhe ndjenjat e vetëbesimit por gjithashtu ndihmon ata të qëndrojnë optimistë, transmeton Gazeta Shneta.
Përqafimi ju ndihmon juve dhe fëmijën tuaj të përfshiheni në momentin e tanishëm duke u zhytur në mënyrën sesi të dy ndiheni emocionalisht dhe psikologjikisht. Ky lloj i shkëmbimit të energjisë i tregon fëmijës tuaj vlerën e empatisë.
Përqafimet ndihmojnë në kapërcimin e konfliktit midis bashkëshortëve në një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë. Fëmijët kanë nevojë për stimulime të ndryshme ndijore për zhvillimin e tyre. Kjo është arsyeja pse prekja fizike dhe kontakti i ndryshëm i lëkurës janë thelbësore.
Hulumtime të tjera treguan se sigurimi i 15 minutave të tjera të prekjes në ditë, për 10 ditë, për fëmijët në jetimore kontriboi në rezultatet e tyre më të larta në vlerësimin e zhvillimit dhe aktiviteteve në përgjithësi. /GazetaShneta/