Ajo se çfarë foshnja juaj mëson varet nga disponimi i tyre. Kjo u tregua në një studim të kryer nga psikologë të shumtë të cilët monitoruan rreth 96 fëmijë.
Humori i foshnjave është i paparashikueshëm. Madje sipas studiuesve akoma nuk është kuptuar nëse këto ndryshime në humor ndikojnë në mësimin dhe kujtesën tek foshnjat, transmeton Gazeta Shneta.
Por, përformanca e kujtesës ishte dy herë e gjysmë më e lartë nëse ata ishin në të njëjtën gjendje shpirtërore kur mësonin dhe kur kujtonin ato që do të mësonin.
Studiuesit supozojnë se kjo mund të jetë një shpjegim për faktin se të rriturit nuk mund të mbajnë mend ndonjë përvojë të fëmijërisë së tyre të heshme. Kështu prindërit mund të kuptojnë pse fëmijët e tyre mund të mbajnë mend disa gjëra dhe nuk mund t’i mbajnë mend të tjerat. /GazetaShneta/