Javët dhe muajt e parë të jetës së një fëmije janë plot ndryshime të mëdha. Por, ajo që prindërit e rinj mund të mos e presin janë qimet e vockla të mbetura në dyshekun e të porsalindurit.
Pas disa muajsh, koka e flokëve një herë e plotë e foshnjës së tyre është bërë e hollë dhe pa flokë, transmeton Gazeta Shneta.
Për fat të mirë, rënia e flokëve te foshnjat është rrallë shqetësuese. Një fetus fillon të rris flokët gjatë tremujorit të parë. Por, nëse një foshnjë ka lindur me një shtresë fuze ose një copëz të trashë, të gjithë humbasin të paktën disa flokë.
Në fakt, humbja e flokëve thjeshtë do të thotë që një foshnje po bën rregullimin e madh të jetës jashtë mitrës.
Mbi kokën e një njeriu, çdo fije floku kalon nëpër një fazë. Në çdo kohë të caktuar, vetëm një përqindje e vogël e flokëve tuaj është në këtë fazë të fundit.
“Ndryshime të mëdha hormonale ndodhin në trupin e një foshnje pasi të lindin, gjë që mund të bëjë që të gjitha qimet e tyre të hyjnë në fazën e pushimit në të njejtën kohë”, shpjegoi Sage Timberline, pediatër në Universitetin e Kalifornisë.
Si nëna ashtu edhe fëmija pësojnë ndërrime të mëdha hormonale gjatë lindjes, e cila është e nevojshme për një lindje të suksesshme. Fillimi i lindjes paralajmëron trupin e një fëmije që të fillojë të prodojë hormonet që janë thelbësore për jetën jashtë mitrës.
Disa hormone ndihmojnë arteriet dhe venat e foshnjës të zhvgollohen, duke siguruar që organet të marrin gjak të bollshëm gjatë lindjes dhe pasi të prihet kordoni i kërthizës. /GazetaShneta/