Shumica prej nesh zakonisht u mungon koha për të bërë sy gjum pasdite, për shkka të obligimeve të shumta.
Kjo shpesh mund të jetë rraskapitëse, madje edhe në ditët më të mira. Prandaj, nëse ndiheni të lodhur dhe keni ngritur flamurin e bardhë, duhet të dini që 34 përqind e amerikanëve flejnë, transmeton Gazeta Shneta.
Disa i konsiderojnë dembelë ndërsa të tjerë besojnë se gjumi i ditës është kundër produktiv dhe shkatërron gjumin e natës.
Megjithatë, këto janë të gjitha stigmat, pasi gjumi është një mënyrë e shëndetshme për të rikthyer deficitet e privimit të gjumit.
Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, një sy gjumë 20 deri në 30 minuta rikthen në mënyrë efektive gatishmërinë dhe rrit performancën.
Një studim i NASA zbuloi se një sy gjumë 40 minutësh i marrë nga pilotët ushtarak dhe astronautët përmirëson aktivitetin e tyre deri në 34 përqind.
Për më tepër, një studim i vitit 2006 në Qendrën e Mjekësisë dhe Kërkimit zbuloi se punonjësit e natës me ndihmën e kafeinës përmirësohen në punët e tyre.
Një nga studiuesit shpjegoi se për shkak të prirjes së trupit për gjum gjatë natës, të qenit vigjilent dhe produktiv mund të jetë sfiduese edhe nëse keni pasur gjumë të mjaftueshëm gjatë ditës.
Kjo është veçanërisht e dobishme për njerëzit që janë duke vozirut për periudha të zgjatura kohe. Ekspertët rekomandojnë shoferin të tërhiqet, të pijë kafe dhe të flejë për 20 minuta para se të vozisë përsëri. /GazetaShneta/