Ja pse keni dhimbje koke gjatë ciklit dhe si ta luftoni

2018-11-24 në ora 09:38

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga cikli menstrual, është një realitet që përfshin një pjesë të madhe të grave në botë, të cila shpesh janë të paafta të gjejnë zgjidhje për ta parandalua.

Në kuadër të dhimbjeve të që lidhen me ciklin menstrual,  dhimbja e kokës është një simptomë nga e cila vuajnë rreth 3,7 milion gra, ndërkohë që prek kryesisht gratë e moshës nga 25 – 34 vjeç. Shpesh herë kjo dhimbje paraqitet si e vetmja simptomë kjo ndodh në 23% të rasteve dhe e shoqëruar me dhimbje barku në  35% të rasteve, ose me dhimbje barku dhe dhimbje shpine në 29% të rasteve.

Dhimbje kokës e shkatuar nga cikli, karakterizohet nga një dhimbje akute, e cila ndikon  në mënyre shumë domethënëse në cilësinë e jetës. Po përse një proces biologjik kaq natyral, sjellë këtë shqetësim?

“Përgjigja është hormonale. Zvogëlimi i niveleve të estrogjenit që ndodh përpara dhe gjatë periudhës paramenstruale është shkaku kryesor, i shfaqjes së dhimbjes së kokës”, shpjegojnë ekspertët. Depresion, vështërsitë në përqëndim, ndryshimi i humori dhe irritimi janë disa nha shfaqjet, që lidhen me dhimbjen e kokës të shkaktuar nga cikli.

Por çfarë mund të bëjmë kundër dhimbjes së kokës?

Ekzistojnë zgjidhje që i lejojnë gratë të përballojnë më me qetësi të përditshmen e kësaj periudhe.

“Nuk mund të evitohet që të shfaqet dhimbja e kokës, po mund të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme që në shenjat e para, për te evituar që të shfaqet një dhimbje të padurueshme”, thonë mjekët.

Trajtmi më i parë, mund te jetë me një anti-inflamato si Ibuprofen në një bustinë që tretet në ujë, për t’u përthithur më mirë nga trupi. Për të ndihmuar, trupin për të përballuar ç’ekulibrin hormonal dhe pasojat që vijnë prej tij, ja disa sygjerime:

Evitoni duhanin, alkoolin, kafenë dhe stimulues të tjerë më parë dhe gjatë ciklit menstrual.

Konsumoni një dietë të pasur me lëngje, fruta dhe perime, duke ngrënë ushqime të pasura me hekur, vitaminë B6 dhe magnez.

Praktikoni joga dhe aktivitet fizik të qetë, me ushtrime relaksuese. Bëni shëtitje të gjata që ju ndihmojnë të shkarkoni stresin, që është gjithashtu shkaktar i dhimbjes së kokës./tvklan.al