Gjatë këtyre nëntë muajve, sistemi juaj urinar do të kalojë disa ndryshime të mëdha.
Për shembull: hormonet e shtatzënisë stimulojnë veshkat tuaja të zgjerohen dhe prodhojnë më shumë urinë, gjë që ndihmon trupin tuaj të largoj mbeturinat shtesë më shpejt. Dhe ndërsa, foshnja juaj bëhet më e madhe, pesha e tij/saj mund të shtrihet në fshikëzën tuaj, kështu që ju do të duhet të urinoni më shpesh shkruan verywellfamily, transmeton GazetaShneta.
Tremujori i parë: Për shumë gra, urinimi i shpeshtë është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Përveç ndryshimeve hormonale që rrisin prodhimin e urinës, mitra juaj zgjerohet dhe shtyp në fshikëzën tuaj.
Tremujori i dytë: Për fat të mirë, do të merrni një lehtësim të përkohshëm në tremujorin e dytë. Ndërsa ,mitra juaj vazhdon të zgjerohet, ajo do të rritet më larg fshikëzës suaj, kështu që do të duhet të urinoni më rrallë.
Tremujori i tretë: Në muajt e fundit të shtatzënisë, foshnja do të bjerë më poshtë në legenin tuaj. Ju mund ta gjeni veten duke u ngritur për të shkuar disa herë gjatë natës në banjo.Këshillë: shmangni kafen, çajin, dhe çdo pije tjetër të kafeinuar. Kafeina mund të rrisë urinimin.
Gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tremujorin e fundit, mund të zbuloni se kur qeshni, kolliteni, teshtitni, ngrini diçka ose bëni ushtrime, rrjedhni pak urinë. Kjo quhet mosmbajtje stresi. Është shkaktuar, të paktën pjesërisht, nga presioni i mitrës tuaj në fshikëzën tuaj./GazetaShneta/