Ja pse ky pacient luan në saksofon teksa mjekët i heqin tumorin (Video)

2017-05-04 në ora 08:08

Një djalë i ri nga Spanja jo vetëm që ka sfiduar sëmundjen e tij që kur e ka marrë vesh se ka tumor, por edhe gjatë operacionit e ka kthyer në humor atë, duke luajtur me saksofon.

Gjatë operacionit 12 orësh, Carlos Aguilera 27 vjeçar i cili me profesion është muzikant nga Malaga e Spanjës, ka luajtur me saksofon, duke paraqitur një interpretim shumë të veçantë para stafit mjekësor në sallë të operacionit.

16 mjekët përfshirë neurokirurgun dhe anestezionistin, për t’i mundësuar atyre të operojnë në atë mënyrë, që të mos i dëmtojnë aftësitë që ka për muzikë, transmeton Gazeta Metro

Operimi i tij ka rezultuar me sukses dhe tani Carlos Aguilera është në gjendje shumë të mirë.