Pilulat për dobësim, të cilat blihen online, janë “potencialisht të rrezikshme” dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetsore, kanë deklaruar autoritetet për mbikëqyrjen e medikamenteve në Britani.
Efektet anësore përfshijnë probleme me zemër, shikim të mjegulluar dhe diarre. Gjithashtu disa prej këtyre produkteve përmbajnë përbërës të ndaluar.
Agjensia për Rregullimin e Produkteve të Shëndetit dhe atyre Mjekësore (MHRA) ka thënë që para përdorimit të çfarëdo tablete njerëzit fillimisht duhet të vizitojnë mjekun dhe të konsultohen me të. / Gazeta Shneta