Ekografitë e rregullta janë pjesë e rutine të një shtatzënie, por në disa raste mund të keni nevojë edhe për përdorimin e rrezeve X.
Zakonisht, rrezet X rekomandohen të përdoren vetëm për të identifikuar një çështje urgjente shëndetësore shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Megjithatë, gratë shtatzëna duhet të kuptojnë rreziqet e mundshme që ndërlidhen me rrezatim, e sidomos te fetusi.
Rreziqet nga përdorimi i rrezeve X gjatë shtatzënisë
Ekzistojnë tre faktorë kryesorë që mund të shkaktojnë ndikimin e rrezatimit te fetusi:
-Doza e rrezatimit: Hulumtimet tregojnë se fetusi që është i ekspozuar ndaj dozave të larta të rrezatimit janë në rrezik të zhvillimit të mikrocefalisë dhe aftësi të kufizuara intelektuale.
-Zona e trupit që planifikohet të ketë rrezatim: Rrezet X që përqëndrohen në zonën e barkut tuaj paraqesin një rrezik për fetusin.
-Java e shtatzënisë: Në përgjithësi, sa më herët të jeni shtatzënë, aq më i dëmshëm është rrezatimi për fetusin.
Në cilat raste lejohet përdorimi i rrezeve X?
Ju mund të përdorni rrezet X në këto pjesë të trupit si, krah, këmbë, gishtë apo edhe mamografi.
Kur jeni shtatzënë është e natyrshme të përqëndroheni pjesën më të madhe në zhvillimin e foshnjes suaj, por edhe trupit tuaj.Nëse ndjeni ndonjë shqetësim, në zonën e gjinjve tuaj apo dhëmbëve, atëherë nevoja për përdorimin e rrezeve X është e duhur.
Meqë nivelet e rrezatimit nga këto dyja janë të ulëta mund të jetë e sigurt./GazetaShneta/