Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka bërë thirrje zyrtarëve shëndetësor që të fillojnë përgaditjet për shpërndarjen e një vaksine deri në fund të muajit tetor apo fillimi i muajit nëntor, raporton New York Times.
Mirëpo, sipas ekspertëve shëndetësor shpërndarja e një vaksine duhet të bëhet atëherë kur ato janë të sigurta dhe efektive, transmeton GazetaShneta.
“Një vaksinë e cila nuk është e dobishme, nuk është e sigurt, rrezikon shumë më shumë lëndime për publikun sesa situata në të cilën po ndodhemi momentalisht”, tha Dr.Shruti Gohil, drejtoreshë e epidemiologjisë dhe parandalimit të infeksionit në UCI Health.
Një numër i madh i amerikanëve tashmë hezitojnë ta marrin një vaksinë anti covid-19.Në një sondazh muajin e kaluar është bërë e ditur se 35% e njerëzve nuk do ta marrin vaksinën, qoftë nëse është e aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, qoftë edhe nëse është falas.
Në lidhje me këtë ka folur dhe Brooke McKeever, PhD, University of South Carolina.Ai shtoi se nxitimi i shpërndarjes së një vaksine covid-19 mund të rezultoj në mënyrë negative, pasi shumë njerëz do të hezitojnë ta marrin atë./GazetaShneta/