Askush nuk e pëlqen motin e nxehtë, por mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna.
Moti i nxehtë mund të çojë në dehidrim, i cili mund të jetë i rrezikshëm gjatë shtatzanisë. Pra, është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, transmeton Gazeta Shneta.
Nënat në pritje gjithashtu janë në rrezik të zhvillimit të hipertermisë pas një moti teper të nxehtë. Një tush me vaskë të nxehtë mund të çojë në kërcënime të njejta. Disa studime lidhur me temperaturat e ngrohta tregojnë se mund të ketë lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të lindjes.
Sipas një studimi të botuar në American Association Jorunal, shanset për të prekur diabetin gestacional janë tre përqind më shumë kur ju jeni të ekspozuar ndaj temperaturës së nxehtë në natyrë në muajt para lindjes.
Çfarë është diabeti gestacional?
Diabeti gestacional është një gjendje që zhvillohet gjatë shtatzanisë dhe zakonisht është gjendje e përkohshme. Por, gratë që e marrin atë janë më të rrezikuara nga diabeti i tipit 2 dhe problemet e tjera shëndetësore më vonë.
Një studim i fundit madje lidhi diabetin gestacional me depresionin pas lindjes. Diabeti gestacional gjithashtu rrit rrezikun e foshnjës tuaj për peshë të tepërt të lindjes, lindje të parakohshme dhe diabet tipit 2.
Pse shtatzanisë gjatë dimrit janë më të mira?
Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj temperaturës së ftohtë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe aktivizon indin e dhjamit të trupit. Yndyra kafe ndryshe nga llojet e tjera të yndyrës ju ndihmon të digjni kalori dhe t’ju mbrojë nga gjendja metabolike si diabeti dhe mbipesha. /GazetaShneta/