Ja pse shtatzënia zgjatë 40 javë të plota

2017-05-05 në ora 13:01

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse një bebe qëndron zakonisht 40 javë brenda barkut të nënës? E dini se qëndrimi i fëmijës për një kohë të tillë në uterus është shumë i rëndësishëm? Përse kështu?

Do të keni probleme nëse fëmija lind më herët

Një lindje në javën e 40 ose pas saj do të bëjë të mundur që fëmija të marrë një zhvillim më të mirë. Ai do të jetë një mundësi më të mirë për t’u ushqyer vetëm me gji, do të ketë një sistem respirator më të matuaruar, zhvillim më të mirë të trurit, rrezik më të ulët për të shfaqur diabet dhe sëmundje të zemrës etj. Pra, kjo është një arsye se përse shtatzania zgjat 40 javë të plota.

Një lindje në javën e fundit…

Gjatë javëve të fundit bebja juaj fiton shumë peshë dhe behët më i aftë për të mbajtur temperaturën e trupit normale. Mushkëritë dhe truri i tij do të ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Edhe mëlçia e fëmijës do të jetë duke u maturuar gjithmonë e më shumë, pa harruar të përmendim faktin se sa më afër terminit (koha e lindjes) të ndodhë lindja aq më e ulët është edhe mundësia që fëmija të preket nga verdhëza.

Gjithashtu gjatë javëve të fundit të shtatzanisë, fëmija fillon të fuqizojë edhe më shumë sistemin imunitar, që e ndihmon atë të luftojë infeksionet e mundshme pas lindjes. Truri i fëmijës do të jetë më i aftë të koordinojë thithjen e gjirit dhe gëlltitjen. Ai mund të lindë edhe në javën e 42 të shtatzanisë. /pernenat