Askush nuk e pëlqen motin e nxehtë, por mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna.
Të jetë shumë nxehtë mund të çojë në dehidrim, i cili gjithashtu mund të jetë e rrezikshme gjatë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Nënat në pritje gjithashtu janë në rrezik të zhvillimit të hipertermisë pas motit të nxehtë jashtë. Një dush me vaskë të nxehtë mund të çojë në kërcënime të njejta.
Disa studime kanë lidhur madje temperaturat e ngrohta me rritjen e rrezikut të lindje së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes.
Sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze, shanset për të prekur diabetin gestacional janë 3% më shumë kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturës së nxehtë në natyrë në muajt para lindjes.
Diabeti gestacional është një gjendje që zhvillohet gjatë shtatzanisë dhe zakonisht është gjendje e përkohshme. Por, gratë që marrin atë janë më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 dhe problemet e tjera shëndetësore më vonë.
Pse shtatzanitë dimërore janë më të mira?
Studimet kanë sugjeruar që ekspozimi ndaj temperaurës së ftohtë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe aktivizon indin e dhjamit të trupit./GazetaShneta/