Ndoshta burrat nuk e marrin atë shkëlqimin e shtatzanisë ose përfitimet hormonale që vijnë nga ushqyerja me gji, por të qenit baba ka përfitimet e veta.
Dy nga përfitimet më të mëdha e të pasurit një familje: më shumë lumturi dhe kënaqësi dhe motivim për të pasur një jetë të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.
Një mënyrë jetese më e mirë
Burrat vdesin afërsisht pesë vjet më herët se gratë. Por, një nga përfitimet e të pasurit fëmijë mund të ndryshojë gjithçka. Një studim ka zbuluar se burrat motivohen nga atësia për t’u ushqyer më shëndetshëm, të ushtrojnë më shumë dhe të pinë më pak alkool.
Motivim për ta lënë duhanin
Një nga përfitimet më të mira për të pasur fëmijë është se inkurajon disa burra që të ndalojnë pirjen e duhanit. Kjo është e rëndësishme për të gjithë në shtëpi, veçanërisht për shkak se foshnjat e ekspozuara ndja duhanit kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me frymëmarrje.
Një zemër e shëndoshë
Të paturit një foshnje gjithashtu mund të mbrojë zemrën tuaj, sipas studiuesve në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Stanford. Baballarët kanë më pak të ngjarë të kenë sulm fatal në zemër ose goditje në tru.
Një jetë më të gjatë
Burrat që kishin fëmijë kishin më të ngjarë të jetojnë më gjatë sesa burrat beqarë që nuk kishin fëmijë ose baballarët e divorcuar që jetonin vetëm./GazetaShneta/