Ja sa bebe kanë lindur në 24 orët e fundit në Gjinekologji
2017-10-06 në ora
10:06
Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare kanë lindur 37 bebe.
Në raportin e klinikës janë regjistruar 18 foshnja të gjinisë mashkullore dhe 19 femra, shkruan Gazeta Shneta.
Me operacion cezarian kanë lindur 16 nëna.
Për herë të parë në klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 12 gra. /Gazeta Shneta/