Ja sa herë duhet që foshnja të lëviz gjatë shtatzënisë, është më shumë se sa keni menduar

2018-02-16 në ora 09:09

Shumica e nënave fillojnë të ndjejnë që fëmija i tyre lëviz nga java e 16 ose në javën e 22 të shtatzënisë.

Kjo ndihet shpeshherë si një rënie e lehtë apo një fryrje në bark, ndonjëherë si dispepsi.

Në mes të javës së 23 dhe 30, shumica e nënave vërejnë një ndryshim në lëvizjen e foshnjës, ku bëhet më e fuqishme në lëvizje.

Prandaj, ju mund ta dalloni një goditje, një rrokullisje, po ashtu foshnja fillon t’i përgjgjet çdo prekje apo tingulli nga ambienti i jashtëm, transmeton Gazeta Shneta.

Pas javës së 30 të shtatzënisë ju mund të jeni në gjendje madje edhe të dalloni nëse foshnja ju godet me këmbë apo me dorë barkun tuaj.

Është krejt normale që foshnja gjatë natës të fillojë të lëviz më shumë. Çdo fëmijë ka modelin e vet të lëvizjes.

Ne nuk ju rekomandojmë numërimin e lëvizjeve dhe regjistrimin e tyre në një tabelë, por nëse vini re një ndryshim të madh në lëvizje, kontaktoni gjinekologun tuaj.

Po ashtu një alternativë shihet të jetë edhe uji i ftohtë, pasi mitra është afër sistemit të tretjes, dhe kështu foshnja lëviz më shumë.

Gjithashtu ju mund ta fshini barkun tuaj dhe të bisedoni me foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/