Ja sa herë duhet të kryejnë seks brenda natës çiftet që nuk po mund të ngelen shtatzënë
Çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë së bashku mund të përfitojnë nga marrëdhëniet seksuale të kryera dy herë brenda natës.
Shkencëtarët zbuluan se sperma e grumbulluar tre orë pas ejakulimit të parë noton më shpejtë dhe ka më shumë gjasa të fekondojë qelizat vezë, transmeton Gazeta Shneta.
Kështu, spermatozoidet e prodhuara jo më shumë se 180 minuta pas ejakulimit të parë mund të rrisë gjithashtu edhe normat e suksesit të IVF me një të tretën, gjeti studimi.
Të gjeturat kineze janë në kundërshtim me mitin që një burri i duhen midis 24 dhe 36 orë për të deponuar spermën në testikujt e tij.
“Për vite, njerëzit zakonisht janë këshilluar të kufizojnë aktivitetin seksual për të rritur shanset e shtatzënisë. Megjithatë, është koha për të ndryshuar këtë mendësi”, tha autori i studimit Dr.Li.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Molecular & Cellular Proteomics”.
– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.