Ja sa fjalë duhet t’i thotë një bebe kur është një vjeç

2018-01-14 në ora 10:42

Aftësia për të folur është një nga sukseset që shënonë faza të caktuara të zhvillimit të bebes suaj.

Kjo do të thotë se përveç tingujve dhe fjalëve, tani ju e dini se bebja mund të ju dëgjojë dhe kuptojë pa probleme, transmeton Gazeta Shneta.

Zakonisht, foshnjat që janë në një vjeç, thonë deri në tre fjalë, ata do të jenë në gjendje të thonë disa fjalë të thjeshta dhe jo të plota.

Ata mund të thonë ‘mama’ ose ‘dada’, ose të tentojë të thotë disa emra të vëllezërve apo motrave.

Zakonisht fëmijët fjalën e parë e thonë midis 10 dhe 14 muajsh, ndërsa para kësaj foshnjat do të përdorin gjeste për të treguar ndonjë gjë.

Bebet do të kenë mundësi të emërtojnë disa objekte kur janë ndërmjet 12 dhe 15 muajve.

Me 18 muaj, foshnjat zakonisht duhet të dinë rreth dhjetë fjalë./Gazeta Shneta/