Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm, e sidomos në fazat e shtatzënisë kur lëngjet janë më të çmuara se zakonisht.
Trupi juaj ka nevojë për ujë për formimin e lëngut amniotik, prodhimin e volumit shtesë të gjakut, ndërtimit të indeve, për të ushqyer embrionin, e shumë funksione të tjera gjatë shtatzënisë.
Pirja e shumë lëngjeve gjatë shtatzënisë mund t’iu ndihmojë gjithashtu në luftimin me kapsllëkun, hemorroidet, ndihmon në zbutjen e lëkurës, reduktimin e edemës. Mbi të gjitha, ul edhe rrezikun e infeksionit të traktit urinar, i cili është mjaft i pranishëm në këtë fazë, transmeton Gazeta Shneta
Për gra shtatzëna, baza ditore e konsumimit të ujit është 10 gota, përkatësisht 2.3 litra të lëngjeve çdo ditë.
Normalisht dihet, pas çdo ushtrimi trupi ka nevojë për më shumë ujë, andaj edhe nëse merrni sasi të ujit që kalojnë bazat ditore, nuk do të ishte keq.
Përgjithësisht, hidratimi nuk bëhet vetëm përmes konsumimit të ujit. Hidratimi mund të bëhet edhe në mënyrë indirekte duke marrë lëngje, duke konsumuar supë apo edhe duke konsumuar çaj. Përveç ushqimeve të lëngta, edhe ushqimet e ngurta si frutat dhe perimet ndihmojnë në hidratim.
Për ta vërejtur nëse jeni duke u hidratuar sa duhet, shikoni ngjyrën e urinës. Në rast se ngjyra është e verdhë ose nganjëherë e pangjyrë, jeni duke u hidratuar në mënyrën e duhur./Gazeta Shneta/