Aktualisht nuk ka kurë për virusin, por shkencëtarët po punojnë për ta gjetur atë dhe shpërndarë me shpejtësi.
Është vlerësuar se tetë në dhjetë persona të infektuar mund të shfaqin vetëm simptoma të buta, të ngjashme me gripin shkruan Express.co.uk
Ashtu si gjendja gripoze, ju mund të shëroheni duke pushuar, duke konsumuar ujë më shumë dhe duke marrë paracetamol transmeton Gazeta Shneta.
Përderisa trupi juaj po përpiqet të luftojë virusin, këto simptoma mund të mbesin në vend edhe pasi virusi të jetë zhdukur.
Shërimi i plotë nuk do të thotë asnjë simptomë, kështu që një pjesë e madhe e rikuperimit përfshin të prisni që reagimi juaj imunitar të heqë dorë nga kjo gjendje.
Pacientët që kërkojnë kujdes spitalor dhe një maskë oksigjeni do të ju zgjasë më shumë për tu rikuperuar, në përgjithësi.
Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetit nga shkurti tha që pacientët me një rast “të rëndë ose kritik” të koronavirusit mund të presin të shërohen në rreth tre deri në gjashtë javë, por mund të zgjasë më shumë.
Një studim tjetër i botuar në’ Gazetën Mjekësore Britanike’ zbuloi se pacientet që kalojnë javë të tëra në kujdes intensiv, mund të kenë akoma dobësi muskulore disa muaj pas daljes nga spitali./Gazeta Shneta/