E dini se edhe ushqyerja e babait ndikon në shëndetin e fetusit? Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është që nëna të konsumojë fruta, perime, mish të bardhë etj, por humë pak është folur në lidhje me ushqyerjen e babait.
Përse edhe ushqyerja e babait është e rëndësishme?
Sipas një studimi amerikan të kryer nga “Universiteti Cincinnati”, eshtë nxjerrë përfundimi se edhe ushqyerja e babait luan një rol të rëndëishëm në shëndetin e fëmijës që po vjen në jetë, kjo pasi dihet që 50% e materialit gjenetik i përket atij. Biologët Michal Polak dhe Joshua Benoit kanë pohuar se është e rëndësishme që babai të ushqehet mirë që fetusi të ketë shëndet të mirë, dhe në lidhje me këtë kanë kryer edhe një studim tek disa miza.
Sipas tyre, mizat e lindura nga një mashkull i ushqyer mirë do të kishin mundësi më të mira për të mbijetuar, pra rëndësi nuk duhet t’i jepet vetëm ushqyerjes së species femër tek mizat. Këtë studim ata e quajnë të vlefshëm edhe tek njeriu.
Polak dhe Benoit izoluan femrat dhe meshkujt në mënyë që të ndodhte pllenimi, ndërkohë që femrat ishin ushqyer të gjitha me fruta. Disa meshkuj ishin ushqyer edhe me ushqime të tjera me sheqerna, karbohidrate dhe shumë kalori. U arrit të nxirrej rezultati se embrionet e ngjizura nga meshkujt që kishin ndjekur një dietë më të mirë do të kishin mundësi më të mëdha për të mbijetuar. Sipas tyre marrja e një sasie më të madhe proteinash dhe karbohidratesh rrit rrezikun e vdekjes fetale. /pernenat/