Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2016”.
Nga 23 mijë e 494 bebe të lindura, 67 prej tyre kanë lindur në shtëpi, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë publikim të ASK-së, janë evidentuar 2 lindje në shtëpi në qytetin e Gjakovës, 1 në Gllogovc, 3 në Klinë, 3 në Obiliq ku njëra prej tyre ka qenë pa ndihmë mjekësore.
Më së shumti lindje në shtëpi kanë ndodhur në komunën e Lipjanit ku janë evidentuar 32 nëna.
Lindje në shtëpi pati edhe në Rahovec 7 sosh, 3 në Pejë, 5 në Prizren, 1 në Shtime, 1 në Suharekë, 2 në Vushtrri, 5 në Malishevë dhe nga 1 në Kllokot dhe Mitrovicën e Veriut. /Gazeta Shneta/